Kastrioti do të përballet kundër Tiranës në Kamëz ditën e shtunë, ora 15:00. Të besuarit e Emiljano Çelës po stërviten intensivisht dhe me fokus të plotë te sfida kundër bardhebluve.

Seanca të gjata, atmosferë pozitive dhe larg vëmendjes mediatike këto duken të jenë faktorët që do të sjellin 3 pikët ndaj kampionëve.

Bedri Greca është lajmi i mirë që ka ardhur për kampion krutan. Stafi teknik do të ketë në gadishmëri të plotë të gjithë lojtarët për sfidën kundër Tiranës.

Rivaliteti i madh që kanë sjell takimet e fundit mes dy ekipeve bëjnë që Kastrioti të kërkojë 3 pikët ndaj bardhebluve./newsport/