Do të startojë në orën 15:00, në stadiumin “Arena Egnatia”, sfida Egnatia-Vllaznia, e vlefshme për javën e katërt të edicionit të ri futbollistik 2022/2023 në Kategorinë Superiore.

Rrogozhinasit e Edlir Tetovës synojnë të ruajnë ecurinë e rezultateve pozitive pas fitores që morën javën e kaluar kundër Laçit, teksa e njëjta gjë vlen edhe për shkodranët e Mirel Josës ku vijnë në këtë takim me dy fitore radhazi, respektivisht ndaj Kukësit dhe së fundmi kundër Tiranës.

FORMACIONET ZYRTARE –

EGNATIA – Sherri; Kacbufi, Atanda, Malota; Fangaj, Zejnullai, Fernando, Xhekson, Musta; Delarzh, BamBam. Trajner: Edlir Tetova.

VLLAZNIA – Zogoviç; Gurishta, Juriç, Bulatoviç, Smajli; Jonuzi, Boshnjaku, Heriç; Mala, Kaina Nunjesh, A. Hoxhaj. Trajner: Mirel Josa.

ARBITRAT E NDESHJES –

Arbitër kryesor – Kreshnik Cjapi (Fier)

Asistent i parë – Ilir Tartaraj (Fier)

Asistent i dytë – Orgest Grabova (Fier)

Arbitër i katërt – Dorjan Maletaj (Tropojë)

VAR – Olsion Yzeiraj (Patos)

AVAR – Marjus Qose (Lushnje)