Boksieri shkodran Nelson Hysa vazhdon te fitoje edhe ne boksin profesionist. Mbremjen e djeshme ai ka marre edhe te treten rradhazi ndaj nje boksieri boshnjak, madje fitorja e mbremshme ka qene e veçante sepse eshte arritur me nokaut.

Ka qene raundi i dyte i ndeshjes se luajtur në ambjentet e “Diamma Resort” në Durrës, kur Pasaliç nuk ka mundur dot t’i rezistoje grushtave te Hyses dhe si rrjedhoje ka rene ne tapet duke u detyuar te pranoje humbjen.

Si rrjedhoje, takimi eshte nderprere dhe arbitri i tij i ka ngritur doren lart si fitues kampionit shkodran Nelson Hysa. Kjo eshte fitorja e tij e trete ne boksin profesionist ne po kaq ndeshje te luajtura dhe padyshim qe rrugetimi i tij drejt sukseseve te tjera do te vijoje edhe ne ndeshjet e ardhshme.

Hysa e ka pranuar edhe vete per “Shkodra Sport” se i ka hyre me vonese rruges se boksit profesionist por e ka marre me shume deshire dhe po i ngjit shkallet shume shpejt dhe me siguri qe brenda nje te ardhme te shkurter, do ta shohim ne vendet e larta te ranglistes boterore.

Ne aktivitetin e mbremshem kane konkurruar ne ring edhe dy boksieret e tjere shqiptare, Alban Beqiri dhe Ardit Murja te cilet i kane fituar me pike ndeshjet e tyre ndaj rivaleve me te cilet jane ndeshur ne ring./SHKODRA-SPORT.COM/