Pas mbrojtesit Antonio Marku edhe nje tjeter futbollist shkodran eshte bere pjese e ekipit Vellaznimi te Gjakoves. Behet fjale per mesfushorin me tipare sulmuese Arbjas Hasanaj.

Lojtari qe ne fazen e pare te kampionatit ka qene pjese e Ades, pati disa oferta gjate janarit nderkohe qe se fundi ne skene ka dale oferta e ekipi kosovar dhe ne fund mes tyre eshte arritur akordi duke çuar edhe ne hedhjen e firmes ne kontrate.

Hasanaj eshte rritur tek Akademia Vllaznia dhe padyshim qe do te jete nje force me shume per ekipin gjakovar ne perpjekjet e tij per t’u rikthyer ne Superlige.

23 vjeçari dallohet per lojen e mire ne manovren sulmuese dhe po ashtu edhe si nuhates i mire i portave kundershtare teksa gjate karrieres se tij te deritanishme ka shenuar shume gola dhe do te vijoje me siguri ta beje kete gje edhe tek Vellaznimi.
www.shkodrasport.com