Në Seria A në qendër të kësaj merkato janari qëndruan dy mbrojtësat shqiptar të Veronës, Kumbulla dhe Rrahmani. Të dy futbollistët po zhvillojnë një edicion të shkëlqyer me ekipin e Verona, ku janë kthyer në mur për shumë ekipe. Interesimi ishte tepër i lartë nga shumë klube të mëdha europiane si Dortmund, Manchester United, Milan, Inter, Juventus dhe Napoli.

Kapiteni i përfaqësueses së Kosovës, Amir Rrahmani arriti marrëveshjen me klubin e Napolit dhe do të veshi fanellën e të kaltërve në fund të sezonit. Ndërsa talenti i Shqipërisë, Kumbulla mbeti mes dy skuadrave Inter dhe Napoli.

Mbrojtësi shqiptar gjeti akordin me Interin, ndërsa Napoli gjeti akordin vetëm me Veronën. Një situatë e cila pritet të zgjidhet në merkaton e verës.

Drejtori sportiv i Napolit, Cristiano Giuntoli ka folur së fundmi për ecurinë e bisedimeve për transferimin e Kumbullës. “Negociatat janë edne larg nga mbyllja, por kemi bërë një hap të vogël përpara. Presim në fillim “Po” nga futbollisti”, ka thënë Giuntoli për Corriere dello Sport./newsport/