TIRANA- TEUTA (2-1)
Tirana vs Teuta, nje ndeshje shume e luftuar, me rivalitet. Realisht ate e kondicionoi kartoni i kuq i Çyrbjes megjithate fitorja Tiranes ishte e merituar pasi ekipi ka krijuar stabilitet si ne konturimin e formacionit baze ashtu dhe ne menyren e te luajturit qe i perngjan asaj Tirane kampione te disa viteve me pare. Nje ekip agresiv dhe i etur per fitore ndersa Teuta ka nje ekip shume te mire sidomos pas perforcimeve te fundit dhe do jete padyshim nje nder ekipet qe do na perfaqesojne ne Europe.

LUFTETARI- PARTIZANI (0-3)

Luftetari vs Partizani nje ndeshje pa shume histori ndikuar dhe nga gabimet e portierit gjirokastrit qe ne start. Parizani nuk me bind. Nderrimi i trajnerave nuk e ka permiresuar lojen, shoh nje Partizan apatik ne manovren sulmuese, shume i parashikueshem dhe shume i brishte ne fazen mbrojtese, ndersa tek Luftetari ka lojtare te rinj me cilesi qe duhet te performojne sa me mire per te rritur vlerat e tyre.

LAÇI- SKENDERBEU (1-0)
Laçi vs skenderbeu, fitore e pritshme e Laçit pasi ai nuk fal ne fushe te vet. Ka nje treshe sulmuesish shume cilesor Nqe dhe ne raste kur ekipi nuk prodhon loje, ato dine te ndeshkojne individualisht. Ndersa Skenderbeu me kete humbje rrezikon qe te luaje play-out, megjithate pervoja e trajnerit Daja mund ta ndihmoje ne vazhdim.

FLAMURTARI- KUKËSI (1-4)
Flamurtari vs Kukesi, ndeshje pa histori pasi si Flamurtari ashtu edhe Luftetari e kane prere bileten e kategorise se pare. Kukesi ka cilesi, por duhet te kete vazhdimesi ne ndeshjet direkte.

VLLAZNIA- BYLIS (2-2)
Bylis vs Vllaznia, nje barazim qe i shkon per shtat Vllaznise qe me 11-shen e perzgjedhur dhe vendosjen qe kishTE ne fushe dukej qarte qe kishte hyre per nje 0-0 dhe 2 golat e pesuar jane te pafalshem megjithate paten fat me golat qe nuk ishin rrjedhoje e lojes por e aftesive individuale te Likes e Malotes ndersa Bylis e kam theksuar qe presioni qe kane eshte i pasuportueshem per stafin dhe lojtaret dhe nuk shprehen ne loje.