Nejmar ditën e nesërme feston 28-vjetorin e lindjes dhe pritet një festë e madhe nga ylli parisien. Madje festimet kanë nisur që ditën e djeshme, ku braziliani ka organizuar një festë me shumë të ftuar nga sporti, por edhe nga shoubizi.

Ajo që është për t’u nënvizuar është se në festën e mbrëmjes së djeshme ishin edhe dy nga yjet e shoubizit tonë. Kushërirat Beatriks Ramosaj dhe Anxhelina Hadërgjonaj kanë marrë pjesë në në organizimin e Nejmar.

Kodi i veshjes në këtë vestë ishte ngjyra e bardhë, rregull të cilit nuk i ishin shmangur as dy vajzat shqiptare. Duhet të themi se shoqëria mes tyre dhe Nejmar nuk është diçka shumë e re.

Ata ishin të pranishme edhe në festën e “Halloween”, që 28-vjeçari pati organizuar. Gjithashtu ka pasur edhe momente të tjera, kur dy vajzat janë shoqëruar me Nejmar. Praninë në festë e kanë treguar vetë Beatriksi me Anxhelinën, duke postuar video në rrjetet sociale me momente nga festa. /vipsport/