Kombëtarja shqiptare e femrave ka zhvilluar ditën e sotme një ndeshje miqësore ndaj Bosnjes të luajtur në qytetin e Zenicës.

Kombëtarja e femrave e drejtuar nga trajneri Armir Grima ka barazuar me rezultatin 0-0 me ndeshjen që nisi nga ora 16:00. Shqipëria e nisi ndeshjen me këtë formacion:

Viona Rexhepi (Antigona Hyska), Albina Rrahmani, Arbenita Curraj (Ilaria Zarka), Endrina Elezaj (Mikaela Metalla), Sara Maliqi, Mesuare Begallo (Klea Hamonikaj), Vanesa Levenaj (Xhulia Xhindole), Megi Doçi, Luçije Gjini (Valentina Troka), Armela Tukaj, Esmeralda Franja.

Siç shikohet, ne formacionin baze qe e ka nisur ndeshjen nga minuta e pare kane qene plot 7 futbolliste te Vllaznise dhe pikerisht Rrahmani, Curraj, Maliqi, Levenaj, Doçi, Gjini dhe Franja, nderkohe qe ne pjesen e dyte eshte aktivizuar edhe Zarka. Ne njefare menyre, kombetarja shqiptare eshte Vllaznia sepse futbollistet e saj perbejne shumicen e pjestareve te ekipit.

Kjo ishte ndeshja e parë e Kombëtares së femrave për këtë vit, ndërsa ndeshja e fundit e luajtur ga vajzat kuqezi ka qenë në dhjetorin vitit të kaluar për eliminatoret e Europianit.