Ditën e djeshme, mbrojtësi i skuadrës së Universitateas së Kraiovës, Paul Papp, ka folur në konferencën e shtypit në prag të ndeshjes me Vllazninë.

Në fakt, ai e ka cilësuar një ndeshje të vështirë atë të mbrëmjes së sotme ndaj Vllaznisë, ndërsa nuk ka harruar të kujtojë eleminimin me Laçin, prej të cilit thotë se kanë nxjerrë mësime.

Papp u shpreh se shpresojnë shumë që të marrin një rezultat pozitiv në Shkodër, ndërsa theksoi se ekipit të tij i pëlqen presion dhe prandaj do të japë më të mirën e saj në fushën e lojës.

“Të gjithë e dimë që na pret një ndeshje shumë e vështirë, me një ekip të mirë siç është Vllaznia, por shpresojmë të bëjmë një ndeshje të mirë dhe të marrim një rezultat pozitiv. Ne përgatisim çdo ndeshje për fitore.Nuk duhet të mendojmë më për ato ndeshjet me Laçin. Jetojmë në të tashmen dhe mendoj se kemi nxjerrë mësime.

Mendoj se i kemi bërë mirë detyrat e shtëpisë për këtë ndeshje. Do të jetë një atmosferë armiqësore, por na pëlqen presioni. Na motivon dhe na vjen mirë që ka shumë shikues në stadiumin “Loro Boriçi”,-mbylli prononcimin e tij në konferencën për shtyp, mbrojtësi i Universitateas së Kraiovës, Paul Papp.
Maringlen ZHIVANI