Partizani është ekipi që ka marrë më shumë penallti, 5, që të gjitha i ka gjuajtur Zhunior, por që ka gabuar në një rast.
Skuadra e dytë vjen Laçi ku nga katër penallti të gjitha i ka realizuar. Podiumin e mbyll Kukësi me katër 11-metërsha të grumbulluar dhe një e kanë humbur.
Vllaznia renditet e katërta me 3 penallti, të gjitha të shënuara. Egnatia renditet e pesta me tre 11-metërsha të fituar dhe 1 të humbur. Tirana me dy penallti dhe të dyja të realizuara.
/PANORAMA-SPORT/