Tirana ka kohë që i ka vënë syrin dhe Engjëll Hoti do të jetë përforcimi i radhës tek bardheblutë, teksa mungon vetëm zyrtarizimi nga vetë klubi.

24-vjeçari vjen nga Superliga kosovare, ku kaloi 2 sezone, fillimisht me Trepçën dhe sezonin e kaluar me Llapin duke bërë 38 paraqitje gjatë gjithë sezonit.

Mesfushori ka përfunduar aventurën me skuadrën llapjane, dhe pikërisht këta të fundit e kanë zyrtarizuar Hotin si një lojtarin më të ri të Tiranës duke e zbuluar me një statusi lamtumire në ‘’Facebook’’.

Postimi i Llapit

Faleminderit Engjëll Hoti

Me përfundimin e ndeshjeve ndërkombëtare ka përfunduar edhe aventura e Engjëll Hotit me KF Llapin.

Ndonëse me tentativa për ta bindur futbollistin që të vazhdoj me klubin, nuk u arrit marrëveshja për vazhdimin e kontratës dhe ai ka zgjedhur të ndërroj skuadër dhe ambient për ta vazhduar karrierën e tij tek KF Tirana.

Ne e falenderojmë për kontributin e dhënë për klubin gjatë edicionit 2020/21 ku u paraqit në 38 ndeshje (30 kampionat/6 kupë/2 gara evropiane) dhe arriti të realizoi 4 gola dhe 5 asistime.

SUKSESE ENGJËLL!