Nëse tek Interi e kishin bërë fakt të kryer afrimin e mesfushorit Nahitan Nandez, mediat uruguaiane kanë zbuluar se Roma e Zhoze Murinjos gjithashtu është vënë pas 25-vjeçarit.

Nandez është një objektiv i vjetër i Interit, për të cilin ka folur publikisht dhe vetë Bepe Marota, por si duket gjërat tani kanë ndryshuar, pasi është rritur konkurrenca.

Sipas ‘’Sports890’’, Roma po punon krah për krah me Interin për të siguruar shërbimet e mesfushorit i cili është rritur shumë në Serinë A.

Madje gazeta uruguaiane shkon më tej duke shkruar se vetë Murinjo ka hyrë në bisedime për të bindur lojtarin të zbarkojë në kryeqytet. Do të jetë një luftë e ftohtë kjo e Interit dhe Romës për shërbimet e mesfushorit Nandez këtë verë.