Pas disa ndeshjesh, kur u duk se shpresa e Mehmetit për ndezjen e tij u shua, Milan Mirosavljev u kthye sërish në fushë dhe më në fund mundi të thyente mallkimin e golit e të shënojë për herë të parë si “dem”.

Festa e golit tregon shumë nga serbi. Feston në stilin “Kutinjo” duke mbyllur veshët si një mesazh ndaj të gjithë kritikëve të tij në këta muaj që kur i është bashkuar Partizanit në merkaton e janarit.

Përmbysjet, sidomos ndaj Teutës, duket se janë kthyer në specialitet të Partizanit. Dy herë ndaj durrsakëve dhe një herë ndaj Skënderbeut, skuadra e kuqe ka arritur t’u ndryshojë tërësisht udhën ndeshjeve.

Në dy prej ndeshjeve ka qenë në krye të stolit Mehmeti, teksa protagonist ishte sërish Skuka.