Friday, January 9, 2026
FAQJA E PARE KRYESOREPërmbytet Barcelona, nuk shpëton as “Camp Nou”

Përmbytet Barcelona, nuk shpëton as “Camp Nou”

Është përmbytur stadiumi Camp Nou këtë të martë pas shirave të dendur që kanë pushtuar Barcelonën. Ndër shumë dëmtime që u shkaktuan nga moti i keq në Katalanjë të Spanjës ishte edhe përmbytja e stadiumit të Blaugrana,

ujë ka pasur brenda në stadium duke përfshirë edhe tunelin që të nxjerr në fushën e blertë, zonë e cila ishte dëmtuar më shumë nga të gjitha.

Përmbytja ka detyruar devijimin e turit “Eksperiencë në Camp Nou”, kështu që tifozët dhe turistët nuk kanë vizituar zonat e përmbytura.

Fatmirësisht, reshjet e bollshme nuk kanë shkaktuar dëme në fushën e blertë falë sistemit të mirë të përthithjes së ujit.

Fatmirësisht ekipi i Valverde nuk ka ndeshje në shtëpi deri me 21 tetor, kur do përballet me Sevilla-n. Kështu që deri atëherë e sigurt që gjithçka do të jetë kthyer në normalitet./telesport/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments