Pesë çiklistë të Vllaznisë që nga dita e djeshme I janë bashkuar ekipit kombëtar në grumbullimin që ai është duke zhvilluar në Korçë, në kuadrin e përgatitjeve për Kampionatin Ballkanik që do të zhvillohet këtë muaj në Rumani.

Astrit Kronaj, Kledison Cani, Sion Gjoka, Gjergj Zefi dhe Samuel Bajrami janë vënë nën urdhërat e trajnerit Luan Sallaku, ndërkohë që me kombëtaren pas pak ditësh do të bashkohet edhe çiklisti tjetër I Vllaznisë, Bruno Kola I cili prej disa kohësh përgatitet në Belgjikë për këtë eveniment. Në një interevistë për “SHKODRA SPORT”, trajneri I ekipit shkodran Leonat Kola shpreh bindjen se njëri nga çiklistët e këtij ekipi do të jetë në zonën e medaljeve në Kampionatin Ballkanik.Në Shkodër është duke u rritur një brez I talentuar çiklistësh të cilët jo vetëm po dominojnë në të gjitha garat kombëtare ku marrin pjesë por tashmë do të tentojnë suksesin edhe në aktivitetet ndërkombëtare.
© shkodrasport.com