Tek skuadra shkodrane ka mbërritur një tjetër futbollist në provë. Këtë herë bëhet fjalë për një boshnjak, Amer Dubovac. Ai ka zhvilluar edhe seancën e parë me kuqeblutë dhe do të provohet në miqësoren e nesërme kundër Kastriotit. Dubovac mësohet se luan si qendërmbrojtës, pozicion në të cilin ekipi shkodran ka shumë nevojë për një lojtar cilësor.

Ende nuk është shumë e qartë se cila është forma e tij dhe vlerat që disponon megjithatë do të jetë trajneri Cungu dhe stafi i tij që do të vendosin edhe për këtë futbollist ashtu si dhe për të tjerët që janë provuar deri më tani. Tek skuadra shkodrane kanë ardhur shumë futbollistë deri më tani por asnjëri nuk ka kaluar testet dhe kësisoj tashmë sytë janë fokusuar tek lojtari i sapoardhur.

© shkodrasport.com