Do të startojë me fillim nga ora 12:30, Milan-Sampdoria e vlefshme për javën e 29 të Serisë A italiane.

Skuadra e Milanit pas pauzës së kombëtareve do të synojë triumfin ndaj skuadrës së Sampdorias për të mbajtur vendin e dytë dhe për t’i bërë presion Interit për kreun e klasifikimit. Pioli në formacion bën eksperimente duke vendosur Salemakers mbrojtës të djathtë në mungesë të Kalabrias i cili është i dëmtuar, ndërsa Kruniç do të aktivizohet në krah të mesfushës.

FORMACIONET ZYRTARE –

MILAN – (4-2-3-1): Donaruma; Salemakers, Kjaer, Tomori, Teo Hernandez; Kesi, Benaser; Kastijeho, Çalhanollu, Kruniç; Ibrahimoviç. Trajner: Stefano Pioli.

SAMPDORIA – (4-4-2): Audero; Berezinski, Kolej, Toneli, Auxhelo; Kandreva, Torsbi, Silva, Damsgard; Kualiarela, Gabiadini. Trajner: Klaudio Ranieri.