Vinicius Zhunjor ka qenë protagonist i një vizite në një nga lagjet më të varfra në Marok, si ambasador i “UNESCO”-s në misionin për mbrojtjen e fëmijëve në nevojë.
Ylli i Realit të Madridit nuk nguroi që të luante në një nga institucionet e ngritura për shumë fëmijë fatkeq, por mes emocioneve të kësaj vizite, nuk nguroi që të përsëritej një tjetër gjest i shëmtuar ndaj Viniciusit.
Ndërsa fëmijët po e shijonin lojën me të, nga përtej mureve, teksa gjithçka po filmohej, vijnë disa thirrje raciste për Viniciusin.
Pavarësisht këtij incidenti, futbollisti brazilian i ka shmangur skenat dhe ka vazhduar ndeshjen e tij me marokenët e vegjël./PANORAMA-SPORT/