PSG luan ndaj Mançester Sitit në mbrëmjen e nesërme gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve. Përballja mes këtyre dy skuadrave mund të konsiderohet edhe si një finale e parakohshme duke qenë se të dyja shiheshin si ekipet kryesore për t’i shkuar deri në fund kompeticionit.

Sakaq, interesante do të jetë edhe përballja mes dy trajnerëve, Mauricio Poçetino të PSG dhe Pep Guardiolës së Mançester Sitit.

Gjithsesi, në konferencë për shtyp, trajneri argjentinas i francezëve ka theksuar se e admiron Guardiolën, por shton se nuk është betejë personale mes tyre.

“Për mua është një ndeshje mes skuadrës sime dhe një tjetre. Nuk është një betejë personale me Guardiolën, është PSG ndaj Sitit. Do të jetë një betejë mes dy skuadrave të mëdha. Guardiola është një nga trajnerët më të mëdhenj në botë, e admiroj karrierën e tij.

Nuk do të jetë një ndeshje e lehtë për të dyja. Ka lojtarë fantastikë, do të jetë një ndeshje e vështirë dhe konkurruese”, u shpreh Poçetino. /VipSport/