Jurgen Peqini do të jetë afrimi i parë i Pogradecit që drejtohet nga trajneri shkodran Samuel Nikaj, në këtë merkato të dimrit. Ai vjen nga ekipi i Phoenix Banjës në Kosovë, aty ku luajti gjysmën e parë të sezonit, por tashmë për gjysmën e dytë ka nënshkruar me klubin pogradecar, aty ku trajner është Samuel Nikaj.

Peqini është elbasanas dhe bëhet fjalë për një sulmues shtatlartë me një të ardhme të mirë përpara. Realisht, ai është një futbollist cilësor për nivelin e Kategorisë së Dytë, teksa Peqini pak kohë më parë ka qenë pjesë edhe e Superiores.

Ndërkohë, në pjesën e mbetur të sezonit, do të luajë për ekipin pogradecar të Nikajt, pas aventurës me skuadrën e Phoenix Banjës në Kosovë.

Tashmë, Jurgen Peqini është bërë pjesë e ekipit të Pogradecit dhe në vazhdim mbetet për t’u parë se si do të shkojë aventura e tij atje, pasi pritet që trajneri shkodran Samuel Nikaj t’i jape hapësirat e duhura sulmuesit elbasanas./M.P/SHKODRA-SPORT.COM/