Braziliani Neymar mbërriti nga Barcelona te PSG në verën e vitit 2017, në këmbim të shumës prej 222 milionë eurosh.

Megjithatë, tani ylli brazilian është bërë persona i padëshiruar në Parkun e Princave dhe zyrtarët e klubit duan ta heqin qafe këtë futbollist me çdo kusht.

Sipas gazetarit Romain Molina, PSG është gati të paguajë Neymar për të rënë dakord të largohet nga klubi.

Amerikano-jugori ka ende kontratë me kampionin francez deri në vitin 2027 dhe ka një pagë prej 36 milionë euro në vit.

Me shumë mundësi, sheikët e PSG-së duan t’i japin Neymar një pjesë të parave që ai duhej të mblidhte në vitet në vijim, por mbetet për t’u parë nëse futbollisti do ta pranojë propozimin e klubit aktual.