Monday, January 12, 2026
FAQJA E PARE KRYESOREPrapaskenat me Ançelotin, para Realit ishte në bisedime me Interin

Prapaskenat me Ançelotin, para Realit ishte në bisedime me Interin

Karlo Ançeloti është zyrtarizuar dy ditë më parë si trajneri i Real Madrid. Por gjërat mund të kishin shkuar shumë ndryshe nëse ai do të kishte vendosur që në vend të asaj ofertë të Florentino Perez, të kishte pranuar atë që i erdhi nga Milani, më saktësisht nga Interi.

E përditshmja spanjolle “AS” ka mësuar se para se të niste bisedimet me Real Madrid, Ançeloti është kontaktuar nga drejtuesit e Interit, të cilët kishin mësuar prej kohësh se Antonio Konte kishte ndër mend të largohej në fund të edicionit, i pakënaqur me planet e klubit. Ata i ofruan Ançelotit mundësinë që të kthehej në Itali si protagonist, pasi do të drejtonte kampionët dhe do të ishte pjesëmarrës në Ligën e Kampioneve.

Por trajneri, përtej interesit, pranoi se do ta kishte shumë të vështirë që të drejtonte te Interi, si pasojë e të kaluarës së tij me fanellën e Milanit e më pas në stolin e tij.

Për fatin e mirë të Ançelotit, menjëherë pas refuzimit ndaj Interit, erdhi telefonata e Perez, i cili e ftoi të kthehej përsëri në Madrid. /vipsport/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments