Presidenti i Egnatias, Agim Demrozi, u shpreh tepër i lumtur, pas triumfit historik që skuadra e tij arriti. Në prononcimin e dhënë për mikrofonin e “MCN”, ai përgënjeshtroi lajmin e largimit të Fernandos, teksa deklaroi se ka edhe 1 vit kontratë:

“E patë këtë që nuk kishit parë. Këtë trofe ja dedikoj familjes sime, në radhë të dytë Duamenës, që dha gjithçka për Egnatian, në radhë të tretë çunave që janë heronjtë sot.

Unë e besoja që do të fitoja të 2 trofetë. Vjet iu kamë thënë skeni parë gjë akoma. Këtë vit e treguam. E prisja Partizanin më të ashpër. Vetëm sot skam pasur frikë nga Partizani, i shikoja çunat shumë të karikuar.

Unë jam nga të parët që isha dakord për skemën. Po të ishte dhe Tirana do qe më bukur, do kishte tifoza më shumë, por zhvilluam dy ndeshje emocionuese. Të festojmë të gëzojmë për këto 2 Kupat, pas dy javësh pushim do të flasim.

Lojtarëve iu transmetoj gjithmonë kurajo dhe suport. Lojtarët kanë premio individuale. Fernando nuk largohet, nuk e di kush e ka nxjerrë, por ka edhe 1 vit kontratë me ne. Tetova ka 3 vite kontratë. Rritje rroge? Merr boll”, u shpreh Dermozi.