Ditët e fundit ka pasur një zë të fortë që lidh Lionel Messin me Al-Hilal.

Shumë publikime raportuan se skuadra e Arabisë Saudite po i ofron superyllit argjentinas shumën prej 600 milionë euro në vit për ta bërë atë të tyrin.

Presidenti i Al-Hilal megjithatë theu për herë të parë “heshtjen” në lidhje me Lionel Messin, duke preferuar të “ulë tonet”.

Në veçanti, pas finales së Kupës së Arabisë Saudite që nxori në pah ekipin e tij si fitues, ai tha: “Mos më pyesni për Messin, nuk kam çfarë të them. Nëse del diçka zyrtare, do ta mësoni nga zyra e shtypit”./abcnews/