Presidenti i FSHF-së, Armand Duka do dalë nesër në 11:00 në konferencë për shtyp. Zyra e shtypit në FSHF ka njoftuar mediet për të qenë të pranishme. Nuk dihet se për çfarë teme do diskutojë njëshi I futbollit në Shqipëri, teksa mendja të shkon te kontrata e trajnerit të Kombëtares.

Edy Reja është përfolur për një largim, me italianin që ka kontratë deri në 2022 me kuqezinjtë. Nuk ka diçka konkrete në lidhje me këtë temë, teksa nesër do jetë vetë Duka që do japë më shumë përgjigje për temat.

Fundi i kualifikueseve për Kupën e Botës 2022, futbolli në Shqipëri me VAR dhe finalja e Conference League, mund të jenë disa nga temat.

“Përshëndetje të gjithëve! Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, do të dalë nesër, e shtunë, ora 11:00 në një konferencë për shtyp. Ftohet media të jetë e pranishme në sallën e konferencave të stadiumit ‘Air Albania’ ”, thuhet në njoftim./newsport/