Egnatia, kampion i Shqipërisë për herë të parë në histori. Rrogozhinasit triumfuan në finalen e madhe të “Final Four” ndaj Partizanit me rezultatin 1-0. Sfida u vendos nga një gol i Ibrahimoglu në minutën e 35-të. Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, i dorëzoi medaljet dhe titullin kampion ekipitrrogozhinas, ndërkohë që nuk ka munguar dhe një urim nga ana e tij.

Me një postim në rrjetet sociale, presidenti i FSHF-së ka uruar:

Urime Egnatias për titullin e parë në Abissnet Superiore! Një ndeshje e bukur dhe e luftuar në “Air Albania”, që protagonistë kishte fituesit e Egnatias dhe Partizanin, që i dha bukuri finales. Përgëzime dy ekipeve për lojën dhe emocionet e dhuruara, si dhe sa më shumë suksese në garat europiane.

Egnatia, përfaqësuese e një qyteti të vogël, tregoi se me seriozitetin e duhur, me një projekt ambicioz dhe me investime në infrastrukturë, futbollistë e drejtues, mund të triumfojë edhe ndaj ekipeve më traditë në futbollin shqiptar.

Urime Egnatia, urime Rrogozhinë, urime presidenti Demrozi, urime trajneri Tetova dhe çdo futbollist i skuadrës rrogozhinase për këtë sukses!