HomeFUTBOLLFUTBOLLI I FEMRAVEPresidenti Matija autobus në dispozicion për tifozët të dielën për të mbështetur...

Presidenti Matija autobus në dispozicion për tifozët të dielën për të mbështetur Vllazninë në Mal të Zi

Te dielen ne ora 18.00 ne stadiumin e Petrovacit do te luhet ndeshja shume e rendesishme e vlefshme per grupin 10 te “UEFA Women Champions League” ne mes Vllaznise se Shkodres dhe fitueses se çiftit Breznica- Spartak Myjava.

Keto dy ekipet e fundit do te ndeshen me njeri- tjetrin pasditen e neserme per te kerkuar fitoren dhe per te qene ne finalen e ketij grupi pas tre ditesh. Sfida ndaj kampioneve ne fuqi te Shqiperise konsiderohet e rendesishme per ta, per me teper qe te pranishem ne stadium pritet te jene edhe nje numer i konsiderueshem tifozesh nga Shkodra.

Por perpos familjareve dhe njerezve te tjere te lidhur me ekipin, mendohet qe te pranishem do jene edhe nje numer i konsiderueshem tifozesh kuqeblu. Per kete arsye, presidenti Lazer Matija ka bere te ditur se do te vere ne dispozicion te tyre nje autobuz per udhetimin drejt Malit te Zi.

Tifozet e Vllaznise pritet te krijojne nje atmosfere te kendshme ne stadium, ne mbeshtetje te vajzave kampione duke shpresuar deri ne fund per fitoren e tyre dhe kualifikimin ne mes 32 skuadrave me te mira te Europes.

Kjo eshte hera e pare qe shorti i “Champions League” ka qene kaq me fat per Vllaznine duke bere qe ajo ta luaje ndeshjen e saj vetem disa kilometra larg Shkodres nderkohe qe ne vitet e tjera ka provuar te luaje edhe ne Finlande, Lituani, Poloni apo dhe ne Qipro./SHKODRA-SPORT.COM/

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments