Mesfushori i Kombëtares Shqiptare, Ermir Lenjani është tërhequr nga vendimi për të mos pranuar planin e klubit të tij, Sionit, për të kaluar në asistencë shtetërore.

Fillimisht lojtarët e klubit të Sionit u bënë bashkë dhe kundërshtuan këto plane të klubit, mirëpo vendimi i presidentit, Kristian Konstantin për të prishur kontratën me 9 futbollistë duket që ka sjellë rezultat.

Të nesërmen e shkarkimit të 9 lojtarëve, pjesa më e madhe e skuadrës pranoi vendimin e klubit, ndërsa vetë presidenti më vonë e pranoi që i ndërpreu kontratat për të bërë presjon ndaj lojtarëve.

Lenjani, kontrata e të cilit u ndërpre në mënyrë të njëanshme nga Sioni, ishte një ndër kundërshtuesit, por që tashmë ka vendosur t’i bindet klubit dhe të mos ndërmarrë rrugën e gjatë të gjyqeve kundër skuadrës.