Në konferencën e shtypit një ditë përpara sfidës me Erzenin në Shkodër, Vllaznia prezanton trajnerin e tretë të sezonit qe nuk është mbyllur ende.

Goce Sedloski u prezantua nga drejtori sportiv, Vioresin Sinani, i cili deklaroi se klubi ka vendosur të vazhdojë rrugëtimin me një trajner me eksperiencë dhe kjo sipas ish-sulmuesit, është zgjedhja e duhur.

48- vjeçari shpalli Shkupin kampion sezonin e kaluar në Maqedoninë e Veriut, ndërsa në 9 ndeshjet e fundit të këtij sezoni ka detyrën e vështire të kualifikojë Vllazninë në Europë.

Shkidranët vijnë pas 6 ndeshjeve pa fitore dhe sfida me Erzenin është një përballje direkte për vendin e 4 të klasifikimit ndërsa në mesin e muajit do të luajnë edhe sfidën e parë gjysmëfinale të Kupës së Shqipërisë kundër Egnatias.