Ditën e djeshme Vllaznia zyrtarizoi huazimin e dy lojtarëve të rinj për tek Veleçiku, pikërisht të Brendon Smajlit dhe Sinisha Rajçeviq. Ndërsa sot, një tjetër lojtar i saj deklaron “divorcin” me të. Këtë herë është Arsaed Rahova ai që ka bërë të ditur largimin nga kuqeblutë.

Gjithçka ka marrë fund në fakt pak ditë më parë pas gjyqit të zhvilluar në FSHF. Largimin nga klubi ku u rrit, është bërë i ditur nga vetë lojtari përmes një postimi në profilin e tij në facebook ku shkruan:

“Qe sot e tutje nuk do të jem me lojtar i Vllaznise pas fitimit te gjyqit ne FSHF. Kam dhene gjithçka per kete fanele, por keshtu erdhen punet qe behen ne Shkoder. Faleminderit Akademise Vllaznia qe me kan mbeshtetur gjithmone, si trajnerat dhe drejtuesat. Faleminderit “Vllaznise”.

Një largim me falenderim dhe nuk ka si të jetë ndryshe në fakt. Por tashmë mbetet për t’u parë e ardhmja e tij. Rahova mund t’i bashkohet edhe ai Veleçikut si Smajli e Rajçeviq.

Por në fakt ditët e fundit mësohet se në skenë ka dalë edhe një ofertë e drejtuesve të Burrelit për ta patur në skuadrën e tyre. Deri nga fillimi i javës me siguri që çdo gjë do të zgjidhet në këtë drejtim dhe vetë lojtari do të vendosë se ku do ta vazhdojë karrierën
© shkodrasport.com