Kukësi i sezonit të ri pritet që të jetë një ekip cilësor dhe me synimin e vetëm rikthimin në Europë dhe te beteja për trofe, e për më tepër që ndeshjet do t’i luajë në stadiumin e vet. Por, te Kukësi ka katër muaj që diskutohet për një projekt madhor, e madje për të pasur trajner ballkanas dhe kroat.

Pero Pejiç ka marrwdhënie mjaft të mira me Gjicin dhe kroati pritet që të jetë zyrtarisht drejtor teknik, e me shumë gjasa ai do të bëj edhe merkaton dhe duket se Kukësi pritet që të ketë një trajner të huaj në stol, e me shumë gjasa nga Kroacia. Madje, ka qenë vetë Gjici që projektin ka dashur që ta nisë që në janarin e shkuar…

Gjithsesi, tashmë është moment më i përshtatshëm, me verilindorët që pritet të jenë një ekip dinjitoz, e për më tepër që do të luajnë në shtëpinë e tyre, duke shpresuar që të ketë edhe hapje të stadiumeve totale, pasi sa herë që kuksianët kanë luajtur në “Zeqir Ymeri”, mbushej stadium.