Grupi A i Kategorisë së Dytë luajti ditën e sotme takimet e javës së 17-të. Kështu, Murlani triumfoi 1-4 ndaj Bulqizës, në ndeshjen e luajtur në transfertë.

Ata nuk u treguan aspak të mëshirshëm, teksa fituan me rezultatin e thellë falë tre golave të Xhahysës dhe një goli të Ozeikës.

Në fakt, ka qenë një ndeshje e mirë për Murlanin në përgjithësi, megjithëse përballë ka pasur një kundërshtar që realisht është i dobët, pasi renditet në vendet e fundit të tabelës së klasifikimit.

Kështu, Murlani bind ndaj Bulqizës, duke marrë 3 pikë në këtë transfertë. Pas ndeshjes së sotme, Murlani renditet në vendin e gjashtë me 25 pikë.
Maringlen ZHIVANI