Ditën e sotme, u luajtën gjashtë sfidat e vlefshme për javën e 17-të të Grupit A të Kategorisë së Dytë, ku Veleçiku rregjistroi fitoren e rradhës, kete here ne “derbin” ndaj Adës, me rezultatin 3-1.

Banushaj shënoi i pari në këtë ndeshje, teksa tregoi potencialin e tij si një futbollist me përvojë, dhe si një goleador në çdo ndeshje. Pjesa e parë u mbyll me këto shifra, ndërsa duhet thënë se Hajdari ka humbur edhe një penallti në fundin e pjesës së parë.

Në pjesën e dytë, kanë ardhur edhe dy gola të tjerë për Veleçiku nga Kaçaj në të 54-tën minutë dhe Balaj në minutën e 65-të të takimit, ndërkaq që distancën e golave për Adën, e ka shkurtuar sulmuesi Hasaj.

Me këtë fitore, ekipi i Veleçikut po tregon ambiciet e tyre që kanë, në ndjekje të Orikut dhe Luzit, teksa renditet e treta me 38 pikë, ndërkohë që Ada nga ana tjetër, ndodhet në vendin e 10-të, në kuotën e 12 pikëve, e cila mundet pas katër ndeshjesh pa humbje.
Maringlen ZHIVANI