Veren qe shkoi mori nje detyre shume te veshtire, per te drejtuar ekipin e Ades. Per te do te ishte eksperienca e pare ne drejtimin e nje ekipi te rriturish, por Arber Shytani i tha “po” ofertes se drejtuesve te saj. Qofte edhe ngaqe e njihet ambjentin se kishte luajtur me pare aty, por edhe per ta shfrytezuar per ngjitjen ne karriere.

Dhe dje, ai ka festuar gjate sepse Ada mundi 2-1 Gramozin ne ndeshjen e play-out dhe siguroi qendrimin ne kategorine e dyte. Objektivi i tij personal por edhe i klubit u arrit. Por nderkohe, vete Shytani nuk e ka te sigurte se ku do te jete sezonin e ardhshem. Serish ne krye te velipojakeve, apo diku tjeter. Ai garanton se do jete serish ne trajnim.

Nje gje te tille, tekniku i velipojakeve e ka bere te ditur ne nje interviste te dhene per gazeten “Shkodra Sport” teksa ka folur per shume gjera. Per me shume lexoni intervisten e Arber Shytanit dhene per gazeten tone:

– Shytani, dje moret nje fitore teper te rendsishme ku siguruat qendrimin ne Kategorine e Dyte. E prisnit nji gja te tille?

Sigurisht qe ishte nje ndeshje shume e rendesishme ku ne njefare menyre luhej sezoni. Aq me shume qe perballe kishim nje ekip me tradite si Gramozi i cili pak vite me pare ishte pjese e Superliges E kishim pergatitur me seriozitetin maksimal si ndeshje dhe ne fund fale vlerave te sportisteve, ia dolem te fitonim ku gjej raatin t’i falemnderoj per ate çka dhane ne fushen e lojes duke dominuar ne çdo drejtim dhe duke mos e vene ne diskutim per asnje moment rezultatin e ndeshjes.

– E besonit se do te mbijetonte Ada?

Une e kam thene ne çdo moment qe me eshte dhene mundesia, se kam besimin e plote se kjo skuader do ia dalë. Madje e kam pasur bindje sepse shikoja rritjen qe kishin keto sportista ku edhe fazen e pare nuk na ka çaluar loja por kemi çeduar ne rezultate nga mungesa e eksperiences gje qe na krijonte bindjen se ishte nje situate e perkohshme. Dhe ne fakt koha na dha te drejte ne ate qe besuam.

– Faza e dyte ishte shum perfekte per ju. Mund te themi se ato ndeshje te mira ishin shume vendimtare per ecurine e ekipit tuaj?

Jemi shume te kenaquar me fazen e dyte ku mendoj se kemi marre pothuajse maksimumin. Po t’i referohemi edhe kalendarit qe ne fazen e dyte nuk ishte shume ne favorin tone pasi ekipet e kreut i kishim te gjitha jashte fushes tone dhe siç dihet ne ato fusha eshte e veshtire, por fale nje grupi qe u plotesua edhe me lojtaret qe erdhen, te cilet e kopletuan organiken edhe me mire, zhvilluam nje faze te dyte shume te mire.

– Shytani, diçka edhe ne aspektin personal, jeni i kenaqur me performancen qe keni treguar deri tani si trajner?

Kete nuk mund ta them une pasi nuk mund te gjykoj punen time, por mendoj se te gjithe bashke kemi bere nje pune te mire.

– Nje pyetje e drejtperdrejte: E ardhmja juj, keni objektiva te reja si trajner ne mendjen tuaj apo do vijoni te jeni trajner i Ades edhe ne vazhdimesi?

E sigurte eshte qe do jem ne fushen e trajningut, pastaj do jem te ADA apo jo, do shohim ne periudhen ne vazhdim. Per mua personalisht eshte nje eksperience qe mendoj se me vlen shume, aq me shume ne nje ambjent qe e kam thene edhe me heret se ADA eshte nga ambjentet me pozitive te futbollit shqiptar per rritjen e sportistave dhe pse jo trajnerave sepse ka nje tradite shume te mire ne kete drejtim ku besoj te gjithe e dine tashme pavarsisht luahtjeve te viteve te fundit.

– Si e shihni vazhdimesine dhe te ardhmen e Ades?

Mendoj se ne qofte se do vazhdoje ne kete linje kjo pune e filluar, une nuk kam dyshim se ADA eshte ne rrugen e duhur pasi tashme ka nje baze me lojtare me cilesi te mira dhe me ambicje ku mund te mbeshtetet per te ndertuar nje Adë kompetitive.


– Ka ndonje lojtar te ekipit te Ades qe ka spikatur kete sezon e qe se shpejti mund ta shohim ne eliten e futbollit shqiptar?

Patjeter qe te kjo ADË ka lojtare me cilesi shume te mira por une nuk do te veçoja nje sepse ky ekip ka funksionuar mbi bazen e grupit sepse ne qofte se do t’i sherbejme secili grupit atehere mund te dalin ne pah vlerat e secilit. Por kur them qe ADA duhet t’i kthehet tradites se saj, kam parasyshe se te kjo skuader jan formuar lojtare te cilet kane luajtuar ne nivele te larta dhe mendoj se ky krup i ka keto cilesi ne qofte se i kultivojne qe te rrisin nivelin e tyre per te pasur nje karriere te nivelit me te larte.

– Keni nji dedikim ose falenderim per kete sukses te arritur nga ana juaj?

Me shume sesa dedikim mendoj se eshte momenti te falemderoj te gjith ata qe besuan te puna jone qe ne fillim. E ato jane drejtuasit e ekipit ADA, drejtuesit e Akademise Djelmnia Shkodrane pasn perveç bashkepunimit per sportistet, na kane vene ne dispozicion kompleksin e tyre stervitor, gje qe ishte shume e rendesishme per te zhvilluar nje pune sa me cilsore. Nje falenderin per dy bashkepunetoret e stafit si Etrit Nika dhe Arvjo Fishta Dhe padyshim nje falenderim per te gjithe sportistet qe kane sakrifikuar jo pak.

Duke filluar nga kapiteni Besnik Ndoj qe eshte jo vetem sportist por nje pjese shume e rendesishme e mirefunksionimit te kesaj skuadre me pasionin dhe dashamiresine e pafundme qe ka per kete ekip. Vleresim maksimal per lojtaret me eksperence si Ferhati, Hasa, Rrasa qe na kane dhene pjekurine e duhur dhe patjeter vlersim per kontributin e secilit sportist qe edhe pse mbase shume para kohe, diten te perballojne dhe te mbajne mbi shpatulla nje kampionat aspak te lehte por qe mendoj se do ju vlejne shume per te ardhmen.
Intervistoi: Maringlen ZHIVANI