Xherdan Shaqiri ishte protagonist kryesor i Zvicrës në ndeshjen e djeshme ndaj Turqisë, teksa lojtari me origjinë shqiptare shënoi dy gola në fitoren 3-1 ndajnTurqisë.

Pas ndeshjes, sulmuesi theksoi se ishte i lumtur me paraqitjen e tij, ndërsa shtoi se goli i parë i tij ishte i veçantë pasi e shënoi me të djathtën, e cila nuk është këmba e preferuar.

“Bëmë gjërat e duhura ndaj një ekipi mjaft të fortë. Tani duhet të presim dhe të shohim çfarë do të ndodhë. Duhej të fitonim sot dhe bëmë një ndeshje të mirë. Kishte edhe dy raste të tjerë që i humbëm sepse mund të kishim shënuar më shumë. Ishte ndeshje shumë e rëndësishme.

Jemi të kënaqur me rezultatin. Goli i parë ishte i veçantë, me këmbën time të djathtë, më të dobtën. Sigurisht u lumturova te të dyja rrjetat. Jam i lumtur me paraqitjen time dhe shumë i lumtur që isha në gjendje të ndihmoja ekipin”, u shpreh Shaqiri. /VipSport/