Vllaznia dhe Skënderbeu barazuan 2-2 dje për sfidën e vlefshme të javës së 22-të të elitës. 90 minutëshi ishte mjaft i tensionuar, për shkak edhe të rëndësisë që kishte ndeshja.
Një nga futbollistët që njihet për temperamentin e tij është lojtari i korçarëve, Vangjel Zguro. Nuk mund të ndodhte ndryshe as dje, ku shpeshherë, ai shfaqi nervozizëm.
Fotografi i Vllaznisë, Mikel Thepina ka publikuar një fotografi ku duket Zguro që kap për fyti një lojtar të shkodranëve (Djurdjevic). Ky veprim nuk u denua, edhe pse bëhej fjalë për një gjest anti-sportiv.
Ne fakt ky ka qene njeri prej ketyre momenteve sepse Zguro edhte pare duke share e ofenduar edhe pjestare te stafit te Vllaznise, tifozet e kesaj skuadre, Adilin vazhdimisht gjate gjithe ndeshjes, por edhe lojtare te tjere.
Dhe per te gjitha keto sjellje aspak te hijshme nuk eshte ndeshkuar. Kujtojmë që ndeshja u luajt në Korçe dhe perfundoi ne barazim 2-2.