Klubi i Vllaznisë vazhdon pjesëmarrjen e saj në kompeticionet europiane gjatë kësaj vere dhe në mesjavë do të mësojë, nëse do të vazhdojë apo jo në turin pasardhës pjesëmarrjen e saj ndërkombëtare.

Kështu, Vllaznia është në kuotën e 3-pikëve në vendin e 325-të. Skuadra shkodrane, që është ende në garë dhe që luan këtë mesjavë ndeshjen e kthimit ndaj Kraiovës, mund ta përmirësojë përsëri koefiçentin e tyre në këtë renditje.

Kjo do të bënte që ta ndihmonte për shortin e vitit të ardhshëm, duke i favorizuar në vazo, nëse kualifikohen në kompeticionet europiane.

Megjithatë, një gjë e tillë mbetet për t’u parë mbrëmjen e së 28-korrikut në Rumani, aty ku Vllaznia do të luajë ndeshjen e kthimit ndaj Universitateas së Kraiovës, duke nisur nga ora 19:30.

Maringlen ZHIVANI