Rivali i Vllaznisë në Ligën e Konferencës, Universitatea Kraiova, duket se nuk po kalon një periudhë të mirë në Rumani, pas takimeve të fundit.

Sezonin e ri, skuadra rumune e ka nisur me tre barazime, ku njëra prej tyre është ajo me shkodranët në “Loro Boriçi”.

Kjo gjë duket se nuk i ka lënë një shije të mirë presidentit të klubit, i cili ka si objektiv fitimin e titullit kampion.

Kështu ai ka zgjedhur që të largojë nga skuadra dy lojtarë, duke thënë se ata nuk kanë vend te Universitatea e Kraiovës. Gjithashtu ai ka treguar se është i zhgënjyer dhe me shumë lojtarë të tjerë, të cilët rrezikojnë vendin në skuadër.

Nga ana tjetër, këto krisje mes skuadrës rumune duken një lajm i mirë për Vllazninë, me skuadrën e drejtuar nga Mirel Josa, që do tentojë të njëjtën gjë që arriti dhe Laçi vitin e shkuar.