Ndryshimet qe eshte duke pesuar Erzeni i sezonit te ri qe do te marre pjese ne Superlige, ka perfshire edhe disa nga lojtaret me te rendesishem te sezonit te kaluar. Njeri prej tyre eshte Ersil Ymeri i cili pak minuta me pare ka bere te ditur se nuk do te jete me pjese e kesaj skuadre.

Mesfushori koplikas ka qene nje nga me te rendesishmit e sezonit te kaluar duke e ndihmuar skuadren shijakase te ngjitet ne Superlige por gjerat mesa duket kane ndryshuar tashme. Ja postimi i tij:

Pershendetje. Desha te njoftoj se nga ky moment nuk jam me pjes e ekipit te Erzenit. Ishte nje vit shum i suksesshem me arritjen e objektivit Superlige.

Falenderime per te gjithe stafin drejtues dhe gjith cunat qe kaluam nje vit sa te veshtir dhe te suksesshem. Jam krenar per kontributin tim ne ekipin Erzenit dhe qe shkruajta emrin tim mes emrave te suksesit.

Falenderime per tifozerine qe na mbeshteten ne cdo cep te shqiperise dhe ishin lojtari 12 per ne. Respekt dhe shum suksese ne vazhdim”./SHKODRA-SPORT.COM/