Nuk ka shkuar dot më larg se një barazim 1-1 në fushë të huaj të dielën, në takimin e vlefshëm për javën e dytë të nivelit më të lartë të kampionatit rumun të futbollit dhe kjo nuk ishte përgatitja më e mirë që mund të bënte për sfidën e 28 korrikut me Vllazninë. Universitatea e Krajovës e ka mbyllur në disavantazh pjesën e parë të përballjes në fushën e Universitateas së Klujzhit, duke arritur të barazonte shifrat në pjesën e dytë, por duke mos arritur sidoqoftë të barazonte shifrat, duke u detyruar të kënaqej me një pikë të vetme.
Ky ishte barazimi i dytë në po aq javë të kampionatit të këtij sezoni, ndërsa ishte mbyllur në barazim 1-1 edhe takimi i parë i turit të dytë eliminator të Ligës së Konferencës, midis Vllaznisë dhe Universitateas së Krajovës, qëp u luajt të enjten në Stadiumin “Loro Boriçi” të Shkodrës u soll për sportdashësit drejtpërdrejt nga Rrjeti i Radio-Televizionit Shqiptar, në kanalin RTSH 1.
Vetëm dy pikë të marra në po aq ndeshje, si dhe një barazim që e lë gjithçka të hapur për ndeshjen e kthimit në përballjen me Vllazninë, kanë bërë që të lëkundet edhe stoli i trajnerit Lazlo Balint. Madje, sipas asaj që raporton gazeta sportive rumune “ProSport”, një eliminim përballë Vllaznisë do të çonte në shkarkimin e tij.
Madje, që pas barazimit në mesjavë në Shkodër, mediat, por sidomos, tifozët rumunë, kanë qenë mjaft të ashpër në reagimet ndaj skuadrës së tyre, sidomos me trajnerin Balint, të cilin e kanë cilësuar si trajner me mendësi inferiore. “Trajner i vogël, me mendësi të rënies nga kategoria”, – ka qenë refreni i tifozëve, të cilët i kanë bërë thirrje kreut të klubit, Olteni, ta shkarkojë pas vetëm dy ndeshjesh në detyrë.
Pas barazimit 2-2 në javën e parë në kampionat përballë Sepsit, ka ardhur edhe barazimi 1-1 në Shkodër, dhe tashmë edhe një barazim 1-1 në Universitateas së Klujzhit dhe 43-vjeçari ndjen stolin t’i lëkundet. Natyrisht, të gjitha këto çojnë ujë në mullirin e Vllaznisë, por kjo nuk do të thotë se shkodranët kanë një detyrë të vështirë të enjten.