Vllaznia dhe Erzeni janë ndarë në “paqe”. Ndeshja e vlefshme për javën e 11-të të Superiores përfundoi në barazim. Rezultati final i sfidës ishte 1-1.

Golin për ekipin shkodran e shënoi Bekim Balaj, ndërsa për t’i dhënë barazimin Erzenit, Qarri ishte i pafat dhe dërgoi topin në rrjetën e tij.

Me këtë barazim Vllaznia dhe Erzenin mbeten në kuotë të njejtë pikësh prej 13 të tillash.

Shkodranët renditen në vendin e 5-të, ndërsa shijakasit në vendin e 6-të.