Visar Bekaj ka qenë protagonisti i fitores së Tiranës në derbi ndaj Dinamos, me pritje vendimtare, ku spikati ajo e penalltisë ndaj Ibraimit. Në “Gol pas Goli” ai theksoi se skuadra duhej të vazhdonte të merrte ndeshjet një pas një pa menduar për titullin.

“E kam thënë edhe në intervistën për “Panorama Sport” që objektivi ynë është ndeshja e radhës dhe nëse shkojmë kështu do ia arrijmë qëllimit. Nëse mendojmë se kemi dalë kampion do të deshtojmë. Qëllimi është ndeshja e radhës, ajo me Kukësin.

Që kur kam dalë nga shtëpia e dija që nëse gjuante penallti Ibraimi, do e gjuajë aty. Çdo portier bën analizat e tij dhe shikon ku gjuan kundërshtarin. Ibraimin e lexova ashtu.

Në stërvitje dhe psikologjikisht përgatitem më shumë me përgatitësin. Për penalltitë ka punuar edhe Shehi, i ushtrojmë çdo ditë dhe sigurisht janë disa lojtarë që bëjnë diferencën me penallti.

Përfaqësuesja? Më së pari shkoj ku më rreh zemra, ku jam rritur. Ku do prisja shansin është dytësore apo tretësore, ku rreh zemra më shumë. Muriç po bën mirë në Turqi dhe Etriti po bën shumë mirë në Itali. Ky është motivim shtesë për të punuar më shumë që në të ardhmen të jem më mirë.

Me cilin lojtar kam më tepër luftë në stërvitje? Të gjithë, edhe Seferi, edhe Xhixha, edhe Devid. Me Seferin më shumë kemi duele dhe përplasemi në stërvitje.

Premio për titullin? Do ketë, do ketë.

E ardhmja? Kam kontratë edhe një vit te Tirana por besoj se po dolëm kampionë, do synojmë edhe grupet e Ligës së Konferencës”, tha Bekaj./PANORAMA-SPORT/