Largimi i disa futbollistëve nga Përfaqësuesja U-21 e Kosovës drejt Shqipërisë apo kombetareve të tjera ka ngritur shumë debate ne media javën e fundit.

Pas deklaratave të trajnerit Toverlani apo edhe disa njerëzve të tjerë public, debatit iu shtua edhe sulmuesi i Kosovës, Edon Zhegrova, i cili u shpreh ashpër kundrejt atyre që refuzuan Kosovën. Gazetarja kosovare, Qeqa Krelani pas komenteve të Zhegrovës, i është kthyer atij me të njëjtën monedhë duke e nxjerrë bllof në disa nga deklaratat e tij.

“Seriozisht Edon Zhegrova po plet për tradhti? Kush Edon e ka thënë, ai që ka refuzuar Kosovën U19 dhe U21 apo ky që pas ftesës për Përfaqësuesen A iu deshën 10 sekonda? Trajneri Krasniqi deklaron publikisht që Federata e ka ftuar dy herë te moshat por Edoni ka refuzuar sepse ka kushte të larta lartmadhëria e tij.

Atdhetarizmin mos na e trego këtu por tregoje duke mbrojtur shokët e tu që nuk thirren në Përfaqësuese padrejtësisht. Ti bashkë me këshilltarët e tu dhe ne të gjithë e dijmë shumë mirë se sa djem kosovar luajnë në ligat europiane titullar e dhurojnë paraqitje fantastike që “vdesin” për një ftesë nga Federata e prap Kosova nuk i merr ndërsa ti ke shëtitur bankat rezervë të ekipeve europiane edhe je i privilegjuar në ekipin A.”- deklaroi Krelani kundrejt Zhegrovës.