Coronavirusi ndalon përfundimisht edhe kampionatin Francez. Pas ndalesës nga pandemia, Qeveria franceze ka bërë të ditur se nuk do të ketë ndeshje futbolli deri në shtator.

Ashtu si Hollanda edhe Franca merr vendimin drastik për mbylljen e sezonit para kohe duke parë që vendi është prekur nga Covid-19.

Në ditët në vazhdim pritet të ketë edhe një mbledhje me klubet dhe Federatës për të vendosur se cila skuadra do të luajnë në Europë e nëse do të ketë rënie nga Kategoria apo jo.

Në Liga 1, PSG-ja kryeson kampionatin e mbetet për t’u parë nëse do të ketë kampion ap jo./newsport/