Zëri i tij është i dashur për të gjithë sportdashësit, të cilët e ndjekin çdo fundjavë nga stadiumet e Shqipërisë, duke komentuar për Radio Tiranën ndeshjet e Vllaznisë së futbollit, por edhe të ekipeve të tjera.
E kemi fjalën për komentatorin Edmond Dibra, i cili sidomos ndeshjet e Vllaznisë duket se i përjeton me shumë emocione atë se çfarë ndodh në fushën e lojës. Vetë ai shprehet se kjo marrëdhënie me kuqeblutë gradualisht, është shndërruar në një dashuri.
Në emisionin “Sport Show”, në TV1-Channel, njeriu që komenton me shumë pasion ndeshjet e futbollit, ka folur për tifozërinë e ndeshjeve të fundit, teksa falënderoi pa masë grupimin “C5” për atmosferën që po krijon në çdo stadium këto ndeshjet e fundit.
“Isha në stadiumin “Air Albania” në ndeshjen ndaj Partizanit por si tifoz, madje kam ndenjur prapa tek tifozët ultras. Isha me kolegun tim në transmetim dhe i thashë drejtuesve, “jo se dua të përjetoj emocionet si tifoz, kam qejf të shkoj njëherë, kam qejf të bërtas, më ka marrë malli për të bërtitur” dhe emocionet që kam përjetuar në ndeshjet me Tiranën dhe Partizanin, nuk do t’i harroj kurrë.
Do ta nisi fjalën time tek ajo tifozëri e jashtëzakonshme. Kur jam në tribunat e “Loro Boriçit” shpërthej, sepse e ndiej Vllazninë me shpirt.
Ndoshta edhe në mikrofon, kam kolegun Gaspër Marku aty afër, dhe Marku më thotë ule pak ritmin, por
E jetoj ndeshjen shumë, por kur shkoj te ato tifozëritë, do ta theksoj tribuna “C5” në stadiumin “Loro Boriçi” dhe gjithë ato djemtë e C5, janë duke bërë transferta, ku janë duke dhënë leksion nëpër stadiume.
Një kulturë, një qytetari. Një mbështetje e fuqishme e skuadrës, brenda gjitha normave, pa shkelur asnjë gjë.
Një tifozëri e jashtëzakonshme dhe jo më kot, kur ka mbaruar ndeshja Partizani-Vllaznia, të dy tifozëritë kanë duartrokitur njëra-tjetrën, brenda stadiumit dhe jashtë tij. Kemi ndenjur një orë prapa, kemi pirë kafe për qejf, domëthënë me tifozërinë e Partizanit. Kjo është kultura”,-tha komentatori Edmond Dibra.
Maringlen ZHIVANI