Megi Doçi, futbollistja e Vllaznisë në ndeshjen e rradhës, atë ndaj Murlanit, ka shënuar dy gola, duke kontribuar në fitoren e thellë të ekipit të saj në shifrat 0-6. Pas sfidës me Murlanit, Megi Doçi u shpresh për mediat se këtë ndeshje ndaj Murlanit e kishin përgatitur dhe vlerësuar në maksimum.

“Si gjithmonë, ne e përgatisim çdo ndeshje në maksimum. E vlerësuam ndeshjen. Vajzat ishin të përgatitura për të fituar. Gjithmonë përgatitemi për të fituar, kështu që e vlerësuam ndeshjen.

Luajtëm mirë si në pjesën e parë, ashtu edhe në të dytën. Dhamë maksimumin dhe sigurisht arritëm të shënonim. Kishim edhe shumë raste, që duhet të shfrytëzohen dhe janë gjëra që rregullohen në vazhdim, por e rëndësishme është fitorja.

E rëndësishme është që ekipi fitoi. Vajzat shënuan, pra golat u shpërndanë në gjithë ekipin dhe është një ndjenjë e madhe, emocion i madh për të gjitha vajzat. Sigurisht që, është emocion i madh kur shënon. Jam mësuar të shënoj shumë, por që prisja edhe më shumë nga vetja ime. Kështu që, të shohim në vazhdim.

Sigurisht që, tani është një hap më afër titulli kampion. Sigurisht që, çdo ndeshje vlerësohet në vazhdim, kështu që mendoj se Vllaznia është drejt titullit kampion dhe sigurisht që duhet të vlerësohet çdo ndeshje.

Çdo ndeshje duhet fituar, për të arritur për të fituar kampionatin dhe me dhënë më të mirën. Të bëjmë maksimumin, për t’i bërë të gjithë shkodranët krenarë”,-mbylli prononcimin e saj, futbollistja e Vllaznisë, Megi Doçi.

Maringlen ZHIVANI

https://youtu.be/55dqwynHST0