Sfida me Pejën po afron dhe gjithçka tashmë duket gati në kampin shkodran. Në rradhët e stafit teknik por edhe tek lojtarët ka besim për fitore të kësj përballje me ekipin e njohur kosovar.

Në prag të kësaj ndeshje, ka folur për gazetarët edhe basketbollisti Redi Rakaj që po ashtu ka shprehur besimin për fitore nesër dhe nga ana tjetër, ka bërë të ditur se konkurrenca që ka në ekip, i shërben për mirë në aspektin e rritjes profesionale.

“Skuadra ka kaluar disa momente jo të mira për shkak të dëmtimeve që kanë kaluar lojtarë të ndryshëm, por besoj se tashmë çdo gjë është aty ku duhet. Pejën në fakt nuk e njohim plotësisht sepse kohët e fundit ka marrë edhe 3-4 lojtarë të rinj të cilët nuk i njohim, por gjithsesi besoj se do të do të synojmë fitoren, duke pasë parasysh stërvitjen që kemi bërë dhe përgatitjet tona.

Ardhja e disa lojtarëve të huaj ndikon për mirë duke pasë parasysh se ne jemi lojtarë të rinj dhe kemi nevojë për eksperiencë dhe këtu e kam fjalën jo vetëm për atë se çfarë do na japë trajneri por edhe këta lojtarë të cilët kanë një përvojë të madhe sepse kanë luajtur me shumë ekipe gjatë karrierës së tyre”- ka deklaruar ai.

Sfida ndaj Pejës është e vlefshme për fazën e tretë të Ligës Ballkanike dhe do të luhet sot në orën 18.00 në pallatin e sportit “Qazim Dervishi”.
© shkodrasport.com