Monday, January 12, 2026
FAQJA E PARE KRYESORERamos nuk i mban dot lotët e ndarjes nga Reali: E pamundur...

Ramos nuk i mban dot lotët e ndarjes nga Reali: E pamundur të mos emocionohesh

Do të jetë e çuditshme, por tifozët në mbarë botën duhet të mësohen të shohin një Real Madrid pa Serxho Ramos. Mbrohtësi ishte kthyer në një ikonë të madrilenëve, mirëpo kontrata e tij nuk u rinovua nga klubi dhe ai largohet si lojtar i lirë. Në konferencën e lamtumirës, Ramos nuk i ka mbajtur lotët, teksa thekson se do të ishte e pamundur të mos emocionohej.

“Është e pamundur të mos emocionohesh, por do të më pëlqente të ndaheshim në stadiumin tonë, në ‘Santiago Bernabeu’. Isha djalë i ri kur erdha këtu, ndërsa tani jam burri i një familje me katër fëmijë.

Po mbyllet një fazë e mrekullueshme, një periudhë unike e jetës time, ndërsa tani hapet një kapitulli ri i së ardhmes, në të cilën dua vërtet të tregoj nivelin tim më të mirë edhe për shumë vite të tjera. Uroj t’i shtoj një tjetër titull rekordit tim.

Faleminderit shumë të gjithëve, faleminderit Real Madrid, kjo më shumë se sa një lamtumirë është një mirupafshim, pasi një ditë do të rikthehem sërish këtu“

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments