Ramush Haradinaj  ka shtangur tifozët serbë nga një intervistë zhvilluar në shtetin kroat. Veç çështjeve politike, gazetari e ka pyetur kryeministri e Kosovës, se përse ishte tifozë dikur me një ekip serb dhe jo me një ekip kroat.

Përgjigjia e Haradinaj ka qenë epike kur zbuloi arsyen e vërtetë. Lajmin e kanë publikuar edhe mediat serbe.

Sipas kryeministrit ekipi i Cverna Zvezdës mbante fanella që i kujtonin ngjyrat shqiptare. Kjo ka qenë arsye e vetem që Haradinaj përkrahte një ekip të Serbisë.

“Nuk isha aq i pasionuar si tifozë pas Partizanit të Beogradit, megjithëse aty luante Fadil Vokrri. Duhet t’ju zbuloj një sekret:

Kur ishim fëmijë, ne brohoritnim për Cverna Zvezdën , por vetëm për shkak se ata kishin ngjyra shqiptare, pasi nuk na lejonin  të mbanim flamuj shqiptarë në stadiume, “zbuloi Haradinaj./Shqiperia.ch/