Lionel Messi ishte fitues i çmimit më të vlefshëm individual në botë, “Topi i Artë”.

Sulmuesi argjentinas arriti të triumfojë në ceremoninë e djeshme të organizuar nga “France Football” në Paris.

Ylli i Barcelonës la pas yjet si Virgil van Dijk, Cristiano Ronaldo dhe Sadio Mane.

Ishte ky “Topi i Artë” i gjashtë në karrierë për sulmuesin nga Argjentina.

Pas triumfit të Messit, ka reaguar edhe gruaja e argjentinasit, Antonella Roccuzzo.

Pas ceremonisë, ajo është shprehur e lumtur me yllin e Barcelonës.

“Nuk mund të jem më krenare se tani për arritjet e tua. E lumtur të jem gjithnjë në anën tënde, Leo Messi”, tha Antonella.